Busti i Adem Jasharit vendoset më 17 shkurt në Mitrovicë

          Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i bustit të komandantit legjendar “Adem Jashari”.Megjithatë ende nuk dihet se në cilin vend vendoset busti dhe ora e mbajtjes së inaugurimit. Skulptori Sabri Behramaj ka skalitë figurën e komandantit legjendar “Adem Jashari”. Ai ka njoftuar se inaugurimi do të bëhet me datë 17 shkurt në qytetin e Mitrovicës