Zhduket një vajzë në Gjakovë

                 Një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë.Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/