Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
KOPSAT E ZEMRËS
—————————-
Mansheta vitesh
Përvilen përmallshëm
Këmishës së shpirtit tem,
Aty ku kujtimi yt
Më la një brengë
Mu thyen një nga një
Të gjitha kopsat e zemrës,
Dhe u bëne një
Me lotët
Mbërthyer brenda teje
Arkës së drunjtë,
Ditësh e netësh me radhë
Der të mësohesha
Që më nuk je
Zhubravitjen e dhembjes
Nuk ia hoqa kurrë vetes,
E pres nën mall
Ditën e trëndafiltë
Ku era e mallit tënd
Më shkund
Si cdo vit,
Shkurtit, datës sē 14 -dhjetë,
Tek mendoj që më pret
Buzë udhës
Ku vallëzojnë retë,
E kur stë vi mendimesh
Ëndrrash ëngjëjsh me vjen,
Bijë,
Jam këtu,
Më thërret në vesh.
V.Kolaveri.
/www.QendraPress.com/