Çaste poetike me poeten;Afërdita HADAJ
Këlcyra dhe Tepelena
*************************
Do t’ja marë ngjyrat ylberit
Penën do ta ngjyej në to
Do shkruaj për dy trimëresha
Ku u linda…..ku jetojë……
Vet jam bijë nga Labëria
Nga mbretëresha Tepelenë
Dashuri me mblesëri
Më hodhi në këtë vend.
Sot Këlcyra Tepelena
Një zakon një tarbit
Djemtë dhe vajzat si sorkadhe
Dashuritë i zgjedhin vetë.
E dua vendlindjen time
Por dhe vendin ku jetoj
Është vendlindja e fëmijëve
Rrënjët e babait mbrojnë.
Kala madhështore lashë
E rrethuar me bedena
Po dhe këtu ku jetoj
Dy kala legjenda gjeta.
Këlcyra vend i bekuar
Motra e vogël Përmetare
Djepi kulturës në breza
Krenaria Naimiane.
Tepelena rrëzë malit
Trimëresha heroinë
Burrat që lindi në breza
Lartë ja mbajnë krenarinë.
Këlcyra dhe Tepelena
Krenari Vjosën e kanë
Bekim na i dha natyra
Bukurit,që s’kan të sharë.
Të dua vendlindja ime
Por këtu ngrita folenë
Të dyja ini të çmuara
Moj Këlcyrë dhe Tepelenë.
/www.QendraPress.com/