E diela poetike me poeten;Anila TOTO
Kohët tona
————————
Kemi qenë të përzgjedhur, por nuk na interesonte
Sepse kohët kishin probleme akoma më të rënda.
Midis të tjerash ishin edhe fatet e kombit
Kurbeti, familja, puna.
Në fund mbetemi vetëm ne të dy përballë
Duke shpërfillur se si na ka ardhur historia
Midis të tjerash nuk kishim kaq shumë faj
Ishte msha, reputacioni, liria.
Por përballë teje ndihem një vashëzë çapkëne
E në mëndje më vijnë njëmijë prapësira.
Ndaj këndoj të çrregullt melodinë e një kënge
Që lind nga dashuria …
/www.QendraPress.com/