Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI
Vjeshta e plagosur
__________________
Erërat e jugut sot
Nuk të rizgjuan kujtimin.
E idhët vije fryma e Pashtrikut
E idhët vije fryma e Pikëllimës
Se larg At_dheut po frynē murlan
E mbi lashtësinë e kombit gjuajnë
Gurë e gjuajnë harrim,ata që duhet harruar.
E si të rizgjojë kujtimin e lavdisë atdhetare.
Kur miku im Gëzimi Alpeve zvicerane
U shfaq hartën e Atdheut e lutet si bir Kosove
Skenderi e Qerimi ëndrrat i shohin shqip
Kjo vjeshtë e plagosur po na vret në shpirt.
E si të rizgjojë kujtimin e purpurt
Në Pashtrik e në Pikëllimë veq për hatër
Tê miqve të mi atdhetar e gjakun e: Heshimit
Pëparimit,Hamitit,Halilit,Hysniut,Tahirit e Ismetit.
Kjo vjeshtë e plagosur…si hienë po rrinë..
Mbi krenarin e bijve atdhetar
Dhe po mat kohën e pa kohë.
Prizren ,dhjetor 2023.
/www.QendraPress.com/