Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA
QËKUR TË NJOHA
————————
Je dielli im
që shkrihem
në rrezet e tua.
Aromën tënde e mbaj unë
sytë e tu më buzëqeshin
në shikim.
Qëkur të kam ty
je ujëvarë e imja
që në trup më ecë çdo ditë.
Qëkur të njoha
jeta pati kuptim
Ëndërrat rrijnë vetëm tek ti.
N. Reçica
/www.QendraPress.com/