Çaste poetike me poeten; Nezi Plaku VELAJ
Si mozaik qielli, plot tema në vargje trajtova
——————————————————
në detin e trazuar, në një copë liman e kërkova qetësinë,
me korin e engjëjve, pa komandë në eter ato i shpërndava,
në pjalmin e shpirtit i lash të kullosin si delet në lëndinë.
I skalita në shkreptimë mos të shuhen nga zjarret,
me tingujt e këngës, me zërin e mallit, nën zë i këndova,
kur prisja të më trokiste dielli mbi tjegullën e çatisë
dhe syrin e venitur, kërkova t’a ngjallte me dritën e lotit.
Sa herë i kam mbajtur mëri kohës
por më kot,
sa herë që rrëzohesha e ngrihesha nga lodhja,
Se s’hecte dot, hapi im me ritmin e saj të shpejtë,
nata më zgjaste duart me rrudha, donte të më ngrehte,
kur më nxirrte gjumin një ëndërr e lodhur, nga ajo natë terr.
Edhe me diellin grindesha, kur zhdukej në perëndim,
Sa herë flisja me heshtjen time gojë mjaltë,
Me hënën qeshja, kur i hidhte pelerinën yllit të mëngjesit mbi krahë
dhe vetë fshihesh gjithë turp prapa reve të grinjta.
Yllin polar…,
kurrë s’doja të shuhet, doja që natën ta bënte gjithmonë dritë,
isha e dashuruar me vështrimin e tij ëndërrimtar,
E desha shumë, ashtu si asnjëherë s’dashurova,
prisja çdo natë në dritare lindjen e tij të qelibartat,
notoja në qiellin e hapur, somnambul, si në ëndrra
si fener të më jepte pakëz dritë,
oh, sa do doja!
/www.QendraPress.com/