Çaste poetike me poeten;Adelina PALI
DRITË YJORE
Në syrin tënd me aq shumë dritë
Nuk është nevoja,për dritën e yjeve
Natës ja zbeh,ti atë errësirë
Dhe yjet marrin dritë,nga ajo e syve.
KA TEK UNË
——————–
Brenda vetes kam një glob
Gjysma e tij më jep mall.
Gjysma tjetër më mbush lot,
Shoh gjithçka rrallë e më rrallë.
Brenda vetes kam një det
Që mes dallgësh më përplas
Dhe nuk di ç’të bëj, medet,
Valën – varkë kërkoj të ngas…
Brenda vetes kam një jetë,
Sa një shekull po më duket.
Përplas krahët për te retë,
Por shpresa e trembur struket.
Ëndrra brenda meje futur,
Ëndërr e madhe sa nuk thuhet.
Gjysma e saj ngjan e këputur,
Gjysma tjetër sikur ndruhet.
Shpresa më rrëmben përbrenda,
Por s’di se ku po më çon.
Globin, detin edhe ëndrrat
Me drithërim m’i afron…
/www.QendraPress.com/