E mërkura poetike me poeten;Albulena LETAJ

AJO…

—————–

Aromë që nuk ka të ngjarë

Bukuri e paparë

Ndjesi që nuk përshkruhet dot

Ajo m’i mori…

Edhe pse i deshta fort

Kur dorën ma lëshove

Sikur m’u shua e gjithë bota

Nuk kishte lidhje më të ngushtë

Se e imja dhe e jotja

Pa më thuaj të lutëm

Si ta përballoj unë

Eja të paktën në ëndrra

Kur unë bie në gjumë….

/www.QendraPress.com/