E mërkura poetike me poeten;Zanë MALI
DIELL ZEMRE M’U BËRE
——————————————
Çele në mua një lule pranvere
Agimeve të vona
Me nektar blete
m’i ëmbëlsove mëngjeset
mbrëmjet
që s’vijnë as shkojnë pa ty
Më dehe netëve
duke pikturuar me gjuhën tënde
poreve të mia
pasionin e fshehur prej vitesh
ma ringjalle
dhe dalëngadalë
diell zemre m’u bëre
/www.QendraPress.com/