Çaste poetike me poeten;Bukurie BINJAKU

KOHË E ÇUDITSHME!

————————————–

Kohë e çudisë, kohë e habitshme

Strehë e marrëzisë, e neveritshme

Zhveshur paturpësia, ballë plasur

Del, shëtit rrugëve si për tu tallur.

Ca veshin bluze, por fustan i thonë

Burrat si femra, sikur me pantallonë

Të tërë njëjtë lyhen, e po kuqin buzë

S’dallon kush është grua, kush burrë.

Martesa interesante, të njejtat gjini

Me emrin nënë, s’luan dot kurrë njeri

O botë e habitshme, nga Zoti larguar

Errësirë e pafundme, veten mallkuar.

Fëmijët që të vegjël, në duart e kujt?!

Kohë e llahtarshme, kohë e pasigurtë

Frikë nga idiotësi… Aspak njerëzillëk

Babai zë vajzën, diku gjyshi mbesën.

O njeri i çuditshëm, që njeri të thënçin

Larguar nga Zoti, ju në rrugë të zezë

Të presin fëmijët, nga prindi edukim

Brezave udhë e ndritur, në Zot besim.

/www.QendraPress.com