Çaste poetike me poeten;Mercedes GEGA
Lermë të jem
—————————-
Nuk jam e përkryer
Fatmirësisht nuk jam
Ndryshe çdo ta bëja botën
Po dashurinë ku ta vendosja pastaj?
Të dua!
Natyrisht kjo s’është fjalë
Është shenjë që më dallon
Nga të vdekurit e gjallë.
Jo si në filma
Si në libra dhe më pak
Ndjenja nuk veshi kurrë korniza kohe
As vendi, as arsye, as shkak…
Mos prit pra të gjesh tek unë
Përveç se një grua dherash të përzjerë
O më duaj si shirat e vjeshtës
O si erërat e Marsit lermë të
/www.QendraPress.com/