Kodra: Të dalin para drejtësisë fajtorët për vdekjen e katërvjeçares nga Gjakova
Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka thënë se para drejtësisë duhet të dalin të gjithë ata që janë shkaktar për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova.
Ai ka deklaruar se sistemi shëndetësor nuk është marrë si duhet me rastin e 4-vjeçares.
“Ne nuk kemi shumë fakte në dispozicion i kemi vetëm ato pretendime ose deklarata që i kanë dhënë prindërit e fëmijës. Në bazë të deklaratave nuk mund të lë se kontestohen vërehet që fëmija nuk ka pasë qasje në kohën e duhur në shërbimin shëndetësor. Fillimisht nuk është marrë nga sistemi për të kontrolluar seriozisht se cila është gjendja e tij, është kthyer se ka një grip të zakonshëm dhe më pas është thënë se ka vdekur nga SEPSA”.