Çaste poetike me poeten:Mardena KELMENDI

Sytë e mi…

……………………………

Kam dy sy te rinj qe me mallin e tyre

largojnë dëborën e mjegullën dimërake

Ende kryqëzojnë ëmbëlsi

Kam dy sy te rinj, qe sytë e tu i shikojnë

ne gunat e kaltra tek hedhin valëza loti nga era e mallit larg

e aty hedh barkat e mija te shpresës

te te takoj ne këtë stine

e zbres gushës tende …

E rri gjate aty

Kam dy sy te zinj magjik qe sythat e pemëve pene i bëjnë

Qe mbi tylin e bardhe te mjegullës veneciane reflektojnë qiejve mbi re qëndisur lule te bardha

Te premtoj puthjen

do te ta sjell me sytë e mi,

qerpikë mbyllur qe shkruajnë heshtur fjalët si kjo poezi

me jetën dashuruar

Fle te ndjej ty dhe pastaj…

…zgjimin e quaj te marre !

Madi fundshkurt /www.QendraPress.com