Arrestohet një person në Vërmicë, iu konfiskuan mbi 33 kilogramë marihuanë
Është arrestuar një person në Vërmicë, i cili sipas policisë po hynte nga Shqipëria në Kosovë dhe të njëjtit i janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se bashkë me të dyshuarin ishte edhe një person tjetër, i cili ka ikuar dhe nuk është arritur që të ndalohet.
“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”.
“Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e policisë.