U përkujtuan dy kolosët e luftës së UÇK-së dhe paqes  Rifat e Muharrem Dina

Nën patronatin e kryetarit të  komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot, u përkujtuan dy kolosët e luftës së UÇK-së dhe paqes Rifat e Muharrem Dina, e ku ishin prezentë edhe  kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, dhe ai i Obiliqit Xhafer Gashi, kurse në këtë  përkujtim ishin edhe  Ali Ahmeti nga  BDI, gjeneral Enver Cikaqi,Adem Grabovci, Zafir Berisha,Nait Hasani si dhe shumë  bashkëluftarë  të këtyre dy heronjve deh  personalitete nga  jeta  publike . Lidhur me jetën dhe  veprimtarinë e këtyre dy kolosëve fillimisht ka folur Bahtjar Hoti, Kryetari i komunës  së  Prizrenit Shaqir Totaj,derisa e ka përshëndetur të  pranishmit  ka theksuar se për mua është një  privilegj i madh që sot, kemi rastin  të përkujtojmë këta dy kolos, Ai pastaj ka  folur  për faktin se  Shqipëria është i vetmi shtet në  botë  që në të  gjitha pjesët e atdheut kufizohet  me kombin shqiptar ,prandaj, besojë se  historia do të  jetë e drejtë  në të ardhmen për kombin shqiptar.

Fjalë rasti dhe evokime nga  lufta  ka  rikujtuar edhe  kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi  duke  rikujtuar Xha Jahon dhe angazhimin e  palodhur  që  ne  nismë të  celulave të para të  luftës  ata ishin  të angazhuar  për   Adeline  bashkimit  kombëtar.

Derisa Ali Ahmeti, duke nderuar  lavdinë dhe  punën e këtyre  dy kolosëve  ka  theksuar se këtë  kolos  ishin furnizuesuesit e parë të  nismës së  luftës s UÇK-së ata mblidhnin para, sillnin armë dhe kanë  qene kudo atu që  ishte  fjala për  liri, Ata ishin ishin koshere bletë  dhe pastaj ka vazhduar. Derisa në emër të shoqatave të dala nga lufta në këtë përkujtim Isa Berisha ,sekretar i OVL-ë dega në Prizren ka  rikujtuar   veprën dhe  angazhimin e këtyre  dy heronjve ët Kosovës. Pastaj  në emër të  familjes  ka falënderuar Rilind  Dina. Kurse   pati edhe  vargje të recituara  nga  Bahjtar Hoti dhe mbesa e  këtyre dy heronjve Rinesa.