Fryma poetike e së dielës me poeten;Valbona KOLAVERI
PËRVEÇ TEJE
—————————–
Përveç teje,
Askush nuk e shuan
Mallin tim
E të shohë
Aty,
Ku shohin sytë e mi
Flakadanë,
Janë ndezur
Pritjesh
Përveç meje,
Askush,
Nuk të ndjek
Më shumë energjish
Kruspull mbledhur
Në një kupë,
Mbushur për ty
Dashnish
/www.QendraPress.com/