Fryma poetike e së dielës me poeten;Shukrije GASHI
NE STINEN E ANARKISE BLU
Shkurt 2019
—————————————-
Dashnise se hinte erdhën
hijerëndë me pezimin idhnak
gjymtuan qytetin mllefin per placken
e vete
hapësirën e hëngrën me beton
për t’i shlyer gjurmët e qytetërimit
dje andrren e thurur nder vite
Lirisë ia verbuan sytë kujtuan
e shashtisur nga dhuna ajo
Iku serish strehëve te ilegales plage
deri ne blerim t’ thinjave t’braktisura
me shkas e pahir rilindjes se dyte
te urtët nuk janë vrasja as heshtja
tinzare e lirisë se pshtirur trumbete
idhnaket e pezmatuar
krymben cdo sythe n’ degët e trugut
dashnise se gjelbër memedhe
tokes ia dogjën lekuren e plleshme
thermuan gjithë brinjte e kurrizit e gjoksit
shembur gur n’pik te ditës pa ndrojtje
Liria e lodhur telef nga zezona e grabitjes
një grua e përdhunuar kurrë fjeti e qete
ne asnjë stine te Anarkisë blu
ne shtratin a varrin ngushtuar me asfalt…
/www.QendraPress.com/