Edhe një lajm plot trishtim,ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes atdhetare Lulëzim Bytyçi

            Edhe një lajm plot trishtim, sot, ka  kapluar Prizrenin,ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes atdhetare dhe  miku e shoku i shumë  idealeve  të  lirisë Lulëzim Bytyçi, Në moshën 59 vjeçare ai  ndahet nga kjo jetë , por kujtimi dhe  veprimtaria e tij do të  mbahen mend  gjatë   në  Prizren. Sot, pak vonë mësova me pikëllim të thellë, lajmin e vdekjes së shokut tonë, Lulëzim Bytyçi – një veprimtarë i hershëm i Lëvizjes Çlirimtare në Kosovë.   Të gjithë  veprimtarët e  çështjes së atdheut me Lulin kanë  ndarë momente të vështira në kohëra të rënda për Kosovën. Ka qenë një djalë i urtë, burrë i fjalës, njeri mikpritës, trim dhe shumë i vendosur. Vepra e Lulit  në  Prizren ka qene e gjithanshme  dhe shumë dimensionale , sa i përket lirisë së Kosovës, i mbahet mend  që  herët nga  organizatorët e  ilegales , pastaj nga  ata  që ishin  ndër të parët  në celulat e UÇK-së  e deri teka ata  të  pasluftës  që ai diti të  jete i dashur i qeshur e kudo i nderuar .I lehtë i qofte  dheu i Kosovës, Nesër  me drekë varroset në Prizren /www.QendraPress.com/