E mërkura poetike me poeten; Pranvera QERIMI
ÇILTËRSI
—————————-
E doja tē përhumbur
E doja…
edhe kur veprimet e saj me bënin me lot të qeshja
E doja me sharmin e saj
E doja me elegancën e saj mahnitëse
E doja andaj i buzëqeshja kur e shihja,
e ajo pa u vënë në siklet
me bënte ndonjë shkencë modelimi,
duke mos hezituar t’i hedhte flokët në një cep
dhe të ngriste kokën me naze
E doja atë “të pamendtë”,
se “pamendësia” saj dashuroi një burrë
si unë, që as vet si them vetës burrë
E doja se m’i dhuroi rrobat e qepura,
që e ëma nga mosha e saj e shtyre
shpesh linte ndonjë vrimë aty,
sikur t’i bënte vend zemrës së saj në trupin tim
E doja se ajo shihte brendësinë.
/www.QendraPress.com/