Çaste poetike me poeten;Ermira BEZATI
Shalli yt përqafim!
——————————-
Si i’a bëhet kur të mungojnë dy krahë?
Dy krah që të hidhen përreth qafës.
Ti hap sytë përreth por diell nuk ka,
E mbuluar je,vec nga errësira e natës.
Duron njeriu, e po’ duron i shkreti…!
Si vera e vjetër mbyllur gjatë në poçe,
Vetëm se prej verës vec thartira i mbeti,
E të struket me veten diku në në qoshe.
Ashpërsohet njëriu? Po, po ashpërsohet!
Koha e kthen në tiranë,duke e mpirë.
Kundrejt çdo kujt në pa vetëdije tërbohet,
Sa dhe vet jetën,e jeton pa shumë dëshirë.
Dy palë krah mor Zot,dy palë krah rreth qafës,
Një puthje të ngrohtë nën dritën e hënës,
Ritxha do të bëja, dhe do t’i lutesha natës,