E shtuna poetike me poetin;Bekim KELMENDI

Nëse

—————————

Nëse ndonjëherë do t’më pyesin ,

Në jetën time çfarë më mungoi!?

Do tu them, ngrohtësia e atyre që i doja,

Qiltërsia e atyre që i respektoja.

Dashuria e asaj që jetën me të e ndava,

Më mungoi po çfarë s’më mungoi,

Po ja ajo e shkretë ëmbëlsi e përkëdheli,

Që shpirti e do natën në qetësi.

E do more e do, sepse më mbushë gëzim,

Kur shpirtrat shkrihen me të njëjtin mendim,

Ah çfarë më mungoi e se arrita dot,

Janë syçkat e tua që si putha dot.

Shkurt

2019

/www.QendraPress.com/