E shtuna poetike me poeten;Drita DEKAJ

Ta prish gjumin e natës

————————————

Nëpër ëndrra natën vonë,

do të vijë si xixëllonjë.

Do ta prish gjumin e natës,

do të ftojë në dritë të hanës.

Në freskinë e flladit të lehtë,

nëpër qiell hanën xajnë retë.

Te përhumbur në përqafime,

si abazhur yjet na ndrijnë.

Kur dy shpirtra janë binjakë,

fjalët nuk kanë vend aspak.

Me shikime merren veshë,

Përkëdheli deri në mëngjes.

Në agim kur te zbardh dita ,

do më kërkosh po prapë unë ika.

Më kërkon e nuk më gjen

brenda zemrës do të jem.

Aty kam ngritur konak,

rehati s’të la aspak.

Nëpër ëndrra shkoj e vi

T’a prish gjumin përsëri.

/www.QendraPress.com/