Fryma poetike e së dielës me poeten;Arze HASANAJ
Fytyra ska rëndësi ,veç të bëjn pasuri
————————————————–
Me fjalë të ëmbla deri në fund,
asnjë trishtim nuk do t’më mund.
Se me buzëqeshjen bëra një marrëveshje,
unë buzëqesh ti ik po s’ më deshe.
Trishtimin thellë e kam hedhur tutje,
nuk e kthej kurrë nëse bën edhe lutje.
Me të pamoralshmit kurrë s’do bëj hapa,
nuk ec me ta as kurrë nuk shikoj mbrapa.
Veç një drejtim do ti mbaj vetes time,
para me zotin anash skam drejtime.
Krejt servilizëm përtokë me moral ,
fytyrë s’ju ka ngelur skandal mbi skandal.
Sa janë për të qeshur kanë mendjen e lehte,
mendojnë se dhe tjerat janë si ata vetë.
Sa pikën e turpit se kanë mby fytyrë,
e prapë gënjejnë veten sa shumë ndihen mirë
Sa janë të mjera aq janë dhe dinake,
kur kanë interes të vijnë rrotull qafe.
Me pasuri po e ngritin lart mendjen,
por jam e vendosur nuk fitojnë vëmendjen.
Por nuk ka vlerë as sa një fije floku,
bën pasuri sot lloj lloj bërllogu.
Nuk tjetërsohem as nuk shkoj shumë lartë,
do jem kjo që jam kujdes në çdo hap.