Fryma poetike e së dielës me poeten;Shyrete DEMAJ
Trokas
———————-
O zemër që rreh kambanë moti
O shpirt i djegur nga pika loti
O sy që vështrimi të iku larg
Fill malli që qëndis këtë varg
O puthje që e prish magjinë
O zanë që vodhe dashurinë
O shkrumb që thave buzën time
O afsh i pashuar në ëndërrime
O syth trëndafili që sjell pranverën
Trokas në zemrën tënde..
Të lutem hapma derën…
& & &
TI NUK E DI
—————–
Ti nuk e di Si asht ajo ndjesi…
Kur lisi shpresës t’kallet
shkrumb e hi e po nat’ hi,
me i çel prapë filizat e ri…
Ti nuk e di!
Çka asht’ andrrat me t’i thy si shkarpa,
e po me ato shkarpa
me ndez zjarr’n e dashnis, përsëri…
Ti nuk e di!
Çka asht kujën n’kang me kthy…
E me lot’t e saj me ba i’det
Dashnis prapë me i dhan e jetë…
Ti nuk e di!
Çka asht durimi i krypës n’sy e
mos me piskat se ky ishte i yti fat
Ti nuk e di!
Jo nuk e di çka asht,
kur zemrën copa copa me e kthy në gur…
E prapë prej gurit në të gjallë me e kthy.
Veç për dashni…
/www.QendraPress.com/