Çaste poetike me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI
TULlPANKA
——————————
Në pëshpëritje dhe trishtuar
Si çast i mikes në të ndarë
Në pikla lotësh të pikëlluar
Po shkon dhe shkurti duke qarë.
Një tulipankë vështroj menduar
Njomzakja biskut merr gjith përpjet’
Si buzë për puthje të dëshiruar
Zgjat gonxhen qiellit si mall që tret.
Dhe vrulli i saj si vashë në rritje
Më prish qetësin e më çudit
Si dashuri ndezur në pritje
Shpërthim i gonxhes si prej magjish.
Petalet hap kaq me kujdes
Mahnitur jam prej bukurisë
E ngjyrat ndez e më buzëqesh
E më trondit prej madhështisë
Kish mbajtur fshehur fytyrën tënde
Dhe shpirtin tënd në gji e kish
Më zgjoi kujtimet solli në mëndje
Stuhi hynore prej dashurish.
24/2/2024
/www.QendraPress.com/