Rimbursohen fermerët prizrenasit, varësisht nga lloji i kultivimit

0

           Si rezultat i përzgjedhjes së furnitorëve, të cilët kanë ofruar materiale me çmime më të volitshme për cilësitë e kërkuara, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, fermerëve  përfitues  të granteve për kultivimin e mjedës,  dredhëzës, boronicës dhe bimëve mjekësore aromatike, ka vendosur që të rimbursojnë fermerët varësisht nga lloji i kultivarëve dhe granteve.

– 3 përfitues për kultivimin e boronicës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 209 euro

– 2 përfitues për kultivimin e dredhëzës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 103 euro

– 4 përfitues për kultivimin e dredhëzës nga 20 ari janë rimbursuar secili nga 207 euro

– 2 përfitues për kultivimin e mjedrës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 117 euro

– 1 përfitues për kultivimin e bimëve mjekuese nga 10 ari është rimbursuar me 40 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *