Ditët e krenarisë – përzgjedhje e momenteve nga shënimi i Epopesë së UÇK-së

Shteti i Kosovës më 5,6 dhe 7 mars shënon “Epopenë e UÇK-së”, ditë këto në të cilat kujtohet sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.  

Në përvjetorin e 26-të të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës të martën ka mbajtur një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe dy këngëtarë, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza, të cilët kënduan këngët “Sërish vjen Marsi” dhe “Mora fjalë”.

“Përtej varreve, dëgjohej muzika në sfond”, Feride Rushiti rrëfen ngjarjen …

Notat e lojtarëve: Sociedad 1-2 PSG, veçohet Mbappe

Tentoi të bëjë rrotullim në ajër me ski në Kanada, i riu përplaset direkt në teleferik …

Gabimet për shkak të të cilave pudra rregullisht bie nga fytyra

Berat Miftari i bashkohet Radio Dukagjinit

Pas Kuvendit të Kosovës, ceremonia ka vazhduar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.

Po ashtu janë bërë homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Emocionuese gjatë ceremonisë në Kazermën “Adem Jashari” ishte edhe pjesa ku ushtarët e Kosovës këndonin këngën “Mora fjalë”.

Aktivitetet kanë vazhduar edhe në orët e pasdites ku është zbuluar Pllaka shtëpi Bazë e UÇK-së. Kjo ceremoni është organizuar, nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega në Skenderaj, në bashkëpunim me komunën e Skenderajt.

Ndërkaq, edhe sot në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së janë paraparë një mori aktivitetesh.

Krerët e shtetit do të jenë për një vizitë në Prekaz