Kështu pritet të duket Sheshi “Shadërvan” pas punimeve që filluan sot
Rehabilitimi dhe rivitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit pritet të merr pamjen më të bukur, përmirësimi i gjendjes së kalldrëmit harkor, lumor dhe të rregullt përveç që do të ruajnë tipologjinë autentike, njëherit sheshin do ta bëjnë të duket edhe më i bukur dhe do të ndikon pozitivisht në zhvillim ekonomik dhe rritjen e vlerës së zonës në përgjithësi.
Sheshi “Shadërvani” në Prizren së shpejti do të marrë pamjen që e meriton pasi kalldrëmi ekzistues i cili aktualisht nuk është në gjendjen e duhur do të rehabilitohet dhe në pjesë të caktuara do të plotësohet me kalldrëm kualitativ me origjinë të njejtë me atë ekzistues për t’ia shtuar edhe më shumë bukurinë pjesës më të vjetër të qytetit teksa do të ruhen të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër.
Skajorët me granit natyral, shtegu për të verbër nga graniti, pjerrinat për personat me nevoja të veçanta, largimi i shtyllave ekzistuese, largimi i kabllove elektrike dhe kabllorëve tjerë si dhe vendosja e tyre nën tokë pritet të jenë pjesë e projektit shumë të rëndësishëm që do të realizohet në zemrën e qytetit më të bukur në Kosovë.
Ekipe profesionale do të realizojnë projektin tejet të rëndësishëm të investuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren.