Çaste poetike me poeten:Bona SHEHU

FLAKA E FJALËS

(Të përndriturit, Naim Frashëri)

——————————————-

Fjala fjalës si koha kohës s’i vë fre

Jeta hyjni “Ti Shqipëri më jep nder…”

Vau përditë me kuajtë këmbëparë

rrini këtu stërkala ofshëtinë

Buçitja dëgjohet në syprinë

Kënga vë dorën në kokë e thërret

Për mjegullën e ftohtë si stuhitë

Mos i rrëmbe këmbë e kokë ti i ri

Fjala e uji japin jehonë gjithandej

Bjeshka blanë e shqiponjës mu në shpinë

Ta ndjeshë e shohësh në sy Shqipërinë

Shih sa sytë të shohin e dëgjo mirë

Mendimi e ëndrra s’ngadhnjejnë lehtë

Në s’të merr malli me krah të fortë

Zëri pak dëgjohet fjala është e lirë. /www.QendraPress.com