Çaste poetike me poetin:Sinan VAKA
SA URTËSI NDRIÇON
Të jem , të vdes e të mos jem
Nuk di sa urtësi ndriçon!
Kush përsëri vdekjes më kthen
Dhe te e dashura më çon?
Sot në mbrëmjen kaq të paqtë
Në mes mendimesh që lëkundesh
Më tha e mira fjalëartë
” Për dashurinë të vdesësh, mundesh? “
Vështroj me sy të dëshiruar
Të shtrenjtën vajzë që dashuroj
Dhe pyes Zotin i menduar :
” Pas vdekjes, mundem prapë të rroj? “
/www.QendraPress.com/