Komuna e Prizrenit,shënoi festën e 7 Marsit e në këtë festë morën pjesë edhe përfaqësues nga  Shqipëria

DKA në  Prizren  sot shënoi Festën e 7 marsit ,që është dita ,që simbolizon sakrificat , këmbënguljen ,përkushtimin, punën e luftën e dhjetëra patriotëve, rilindësve ,që kontribuan, për hapjen e shkollës së parë shqipe, që hartuan Abetaren në gjuhën të bukur, të bekuar, gjuha e ëmbël, e vlerë gjuha shqipe . Kontributi i armatës së madhe të mësuesve  dhe sot, për mësimin dhe edukimin e brezave , mbetet i pashlyer .Detyra e tyre fisnike ,për mësimdhënien ,kulturë , dituri e dije vazhdon ,të mbetet e shenjtë ,kështu u tha sot, në takimin e e përbashkët  me  mësimdhënësit e pensionuar dhe  drejtor  shkollash ku drejtoresha Lulejta Veselaj Gutaj  bashkë me drejtorin   Çelë Lamaj, e ku ishin mysafirë edhe  familja e mësuesit e parë të  shkollës shqipe  që kanë shërbyer në Korishë të Prizrenit. Lidhur me këtë  ditë të rëndësishme, drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj, ka falënderuar  mësimdhënësit ata që japin frymën e fundit për të arsimuar  breza. Kurse Bujar Spahija, nga  Kukësi  në emër të mësuesit të parë  të  fshatit Korishë  dhe shkollës  shqipe ka   folur  për  ardhmen e mësuesit të parë në këtë shkollë  Ramadan Mehmetaj  ku korishasit i kishin krijuar edhe kushte të mira  për mësim.

Derisa në emër të mësimdhënësve të pensionuarëve  ka falënderuar  profesori i pensionuar Sahit Osmani. Derisa nxënësit e shkollës së muzikës  kishin përgatitur një  program artistik me pika artistike si  vallëzimi i ‘’Malësores’’,’’Baresha’’ e kështu me radhë. Pas kësaj për të gjithë të pranishmit u shtrua edhe  një  drekë  solemne ./www.QendraPress.com/