Çaste poetike me poeten:Shire DHIMA
Gëzuar ti nënë dhe grua!
———————————
Ti nënë dhe grua, gëzuar festën sot
Gëzuar festën dhe ti bija ime
Gëzuar ti nënë, që dhimbjen ke zhytur ne lot
Për ty Nena ime,mallit I marrë erë në kujtime
Gëzuar ti nënë që lodhjen fsheh nën rrudha
Ti grua e çelur në mëngjese
Ti grua që projekton dhe ndërton ura
Ti grua e shtypur,këputja zinxhirin asaj dënese.
Gëzuar ti nënë ,që mbjell gjenerata
Gëzuar ti grua,ti drit e mirësisë
Ju vajzat e reja,lulëzoni rrugët e gjata
Të uroja me zemër,dhe Nënën që m’dha sis.
Gëzuar ti nënë me frym mrekullie
Ti grua që kapërcen dallgë
Vë gjoksin përballë çdo stuhije
Një nënë që di të shërosh plagë .
Gëzuar ti nënë dhe grua ,dhe ti motër
Pranvera fytyrën tuaj ka stolisur
Buzëqeshja juaj ,drigëlon në çdo votër
Fidanishtja e jetës së nisur
/www.QendraPress.com/