Çaste poetike me poetin:Rudi BERISHA
NËNË NUK PO TA UROJ TETË MARSIN, POR PO LUTEM PËR TY
(Në kujtim të nënës sime, H. Demaçi-Berisha)
———————————————————-
Shikoj të tjerët si hidhen në përqafim nënave
Unë rri i heshtur dhe e kujtoj nënën time
I kujtoj ëndrrat e saja të heshtura të jetës
I kujtoj dhembjet, plagët e shpirtit, trupit
Nënë sot nuk po të uroj ditën të tetë marsit,
Por nënë po lutëm për ty.
Sa shumë nënë më ka marr malli
Ta dëgjoj zërin dhe fjalët e tua e lumja nënë,
Por tani vetëm në ëndrra mund të flas me ty
E unë të flas sa herë që jam pranë varrit tënd
Aty të dërgoj zërin tim nga kjo botë
Në botën e përjetshme ku po jetoni nënë.
Sa herë me lot e kam lagur dheun e varri tënd
Aty kam shikuar qiellin e kaltër dhe të bukur
Me vete kam thënë nëna atje lart jeton po atje
Atje pranë Zotit atje diku në qiellin e bukur
Atje ku përjetësisht të pushojnë dhimbjet e trupit
Atje ku lutemi që shpirt të gjejë qetësi përjetësisht.
Sot në këtë ditë që i dhurohet shumë rëndësi
Në këtë ditë tetë-marsi qe grave ju dhurojnë lule
Nënë nuk po të sjell lule të të uroj tetë marsin,
Por nënë po i lutem Zotit unë për shpirtin tënd
Qe shpirti yt të jetojë përjetësisht në paqe.
/www.QendraPress.com/