Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA
GËZUAR 8 MARSIN E SHTRENJTA IME NËNË !
————————————————————–
Nënë o drita e shpirtit tim,
Sa mall kam të t’jepja një përqafim,
Me buqetën me lule në duar ,
Të uroja 8 marsin nëna ime gëzuar.
Të t’puthja duart me aromë lulesh,
Të t’shtrëngoja fort në kraharor,
Të t’ lehtësoja dhimbjen e shpirtit
Veç ti të buzëqeshje çdo ditë nënë.
Ti meriton gjithë botën të dhuroja,
Na rrite mes vuajtjesh plot dashuri,
Si nuk bëre një herë of u lodha,
Por veç e buzëqeshur e plot lumturi.
Ata syt e tu të lodhur nga nata,
Asnjeherë se humbën ndriçimin,
Sa herë i shikoja ngjanin si diamandi,
Dhe ditën dhe natën ata veç ndrinin.
Dhe ylli polar nuk të arrinte dot,
Se ti ishe akoma më e bukur,
Ato faqet e tua si molla e kuqe
Ja kalonin të gjithë planetit edhe yjeve.
Sikur të isha zog do shtegtoja ,
Natë e ditë per ty nëna ime e shtrenjt,
Të vija me mallëngjim,të t’puthja,sytë dhe ballin
Me buqetën me lule plot ngjyra ylberi,
Te uroja nënë gëzuar 8 masin ,
Se bija pranë të erdhi.
Blerta Basha.8.Mars.2024
/www.QendraPress.com/