E diela poetike me poeten;Bukurie BINJAKU

FAL PAQE MIRËSI!

———————————–

Po i harrove gjurmët e tua

Në këtë botë, mbet i huaj

Ecën në udhë, e pa udhë

Del para trenit, hekurudhë.

Xhaketën e huaj, mos e vish

Ta ndërrojnë emrin, “Dervish”

Hapin mate, me guximin tënd

Kur je vetvetja, thënë kuvend.

Mos e shih librin, veç në titull

Se zemra e tij, flet në kapituj

Në lartësi kurrë, mos u lavdëro

Aty ku s’e pret, jeta të rrëzon.

Hape zemrën, dyer e dritare

Në mënd vigjilent, ditë-natë

Njerëz të varfër, mos ul kurrë

Jepu ndihmë, me aq sa mund.

Jo askush nuk lindet, varfanjak

Lum kush shpirtin, plot e mban

Male e fusha, të kohës dëshmi

Sa je i gjallë, fal paqe e mirësi.

/www.QendraPress.com/