E diela poetike me poetin;Refki RESHITAJ

P R E K A Z I

————————–

Prekazi krismë krenare

Helm për hordhitë barbare

Udhërrëfyes për fitimtarë

Për Liri bashkëudhëtarë

Motivues për çlirimtarë

Çudi për botën mbarë

Krim mbi krime i pa parë

Edhe fëmijtë flijuar në Altar

Amanet e latë një fjalë:

,, LIRINË ASKUSH S’TA FALË..! “

/www.QendraPress.com/