E diela poetike me poetin;Ragip GJOSHI

HESHTJA S’ËSHTË FLORI, GJITHËNJË

1.

Heshtja s’ka hijeshi për luftëtar

Heshtja nuk është gjithmonë ar

Kanë thënë urtakët kohë më parë

Tash kur sërish lirinë e nxorën në kandar

Tash,kur përditë po bëhet nga një pazar

Tash kur përditë arrestohen çlirimtar

Ra ky mort e u pamë ,thotë një metaforë

Heshtja s’është flori,dëshmohet për orë…

Heshtja e bekuar,jo përherë ka vlerë

Nuk është flori gjithënjë,për çdo herë

Fjalë e çmuar,veç kur vije pranverë.

Veç në ty heshtje,nuk gjendet qetësi

As në ditët të vështira,je diçka pa fuqi

Heshtja ngushëllim zemrash njerëzore

Heshtja e lumja , s’është punë Hyjnore!

Heshtja përditë po përbuzë guxim e krenari

Heshtja poetit i sjellë ndjësi e goxha mërzi

Heshtja s’është gjithmonë flori,as mrekulli

Heshtja përditë pak nga pak lirinë po e vret

Lavdisë po i merr dritën,nënprangaka tretë.

Heshtja kujton fjalën“indiferencë”pa gëdhend

Habit poetin,sa shumë heshtje hiq pa mend

Një heshtje vdekjeje, ka mbuluar këtë vend!

2.

Kur zbriti liria,ngadalë nga mali e nga qielli

Kur mbi Kosovë për çdonjërin doli dielli

Do ”trima”t’pasluftës,lirinë e gjuajtën me gurë

Do gënjeshtarë epoke, që kishin munguar dikur.

Në kohën e pasçlirimit gurmazet iu pëlcasin

Çuditërisht,Atdheun e vjedhin,lirinë godasin

Guximin na e poshtërojnë,disa i mashtrojnë

Do tjerë i gënjejnë dhe ne heshtim për marre

Trimat e vonuar,lirinë e bënë sinonim me varre!

Heshtja është virtyt i skllavit,me të vertet

Kështu,thoshte një dijetar që në antikitetit!

Kudo heshtje,rrallëkush flet,,s’ka zë as për liri,

Ia kanë i kanë mbyllur gojën,një shteti të ri!

Tash blehet dinjiteti në këmbim të një vendi pune

Apo për favor tjetër , qyqarët, ngrehin për hunde

Rrënohet çdo vlerë,një sistemin kthyer mbrapshtë

Mbollën përçarje dhe polaritet në ndonjë rrashtë…!

Heshtja, mes urtisë e injorances është pak dallim

Është si thesarin ta groposesh nëntokë pakthim.

Asnjë fjalë s’iu shpëtoni prej goje as nëpër koridor

Intelektualët të zgjohen,kanë rënë n’gjum dimëror

Demokracia po vdes përditë,dhe në pikë të ditës

Sikur janë mësuar të pranohen brejtjet e meritës!

3. Mos heshtëni gjithnjë,se bëni mëkat të ri

Ngritëni zërin deri në kup të qielli për drejtësi

Për heshtjen ,kjo është e vërteta,bota le të dijë

Nuk heshtet më,dikush është bërë për hajmali

Kuvendi- tempull i demokracisë log për t’sharë

Kot thotë urtia,se jo gjithherë,heshtja eshte ar

Ky është një Epitaf për vete e bashkëluftëtarë!

Nëse heshtet,rrezik për çdo akt lavdie

Nëse heshtet,po shembet çdo vlerë lirie

Luftëtari s’do mbetet as relikt historie

Epitafi është shkruar për varr krenarie:

Ketu prehet ai qe quhej luftëtar lirie

Ai që s’erdhi rastësisht në jetë historie

Ai që nga zemra nxirrte këngë lavdie

Ai që u pagëzua luftëtar krenarie…

Këtu pushojnë eshtrat e një të pagjumi

Ai që ëndërrat kurrë s’kalkuloj me kompjuter

Ai që nuk kishte ideal kolltuçe e pushtet

Ai që si pëlqeu Panteoni i heshtjes,pa liri

Ai e dinte se heshtja s’është gjithmonë flori

Ai dinte se heshtja është metaforë veç n’poezi!

Drenicë, më 9 mars 2024

/www.QendraPress.com/