E diela poetike me poeten; Tixhe Rexha-GËRQARI
MARSET
—————————–
Marset si aguliqe na falnin shpresë
se dimrat e egër po mbarojnë
Marset shpesh kohërave ju bënë kthesë
Si shall me rreze dielli plagët prarojnë
Aromen e gjakut e bukurin e lulëkuqës
marseve, ideali e besa i lidhën fjong
e mbi ATDHE u bënë hënë e diell
kësaj toke pas territ dritë për t’ju sjell.
Marset janë shpresë pranvere në jetë
por për ne shqiptarët janë JETA vet
Marset flsin shqip, po,shqip ligjërojnë
Nëpër të gjitha kohët, nëse dijmë ti dëgjojmë
Në vesh më buqet një këngë lirie;
“Sërish vjen marsi”
Marset me kthesën e madhe
kur do vijnë si në Lezhë e Prekaz,
me aromë e madhështi IIirie?
/www.QendraPress.com/