Çaste poetike me poetin;Gani ORANA
BUKURIA E POEZISË
————————————–
Bukuria e poezisë,ndjenjat e përzemërta.
Strofat e vargjeve me fjalë shkruara poetike,
Rrjedhin nga stilolapsi shkronjat ritmike
Nga poetë anembanë të tokës Ilirike…!
Fjalët qetësuese, që qetësojnë shpirtin,
U shpëtojnë nga buzët e poetëve…
Të tjerat mund të jenë të ashpërsueme…!
E të vrazhda, emocionale që shqyejnë..
Pa barriera, po dhe përvoja të shumta…
Nga jeta virtuale po ashtu dhe reale…
Janë poezi të natyrës,dashurisë, gëzimit
Po dhe tē dhimbjeve e të hidhërimit!
Imazhet e poetit mund ta çojën lexuesin
Në botën tjetër e në shkretëtirat e male,
E në klimat shumë më të nxehta tropikale,
Edhe deri te rëra e detrave dhe oqeaneve..
Lexuesit vlerësojn thjeshtësinë e vargut,
Sa më lehtë për t’u kuptuar me fjalë të folura.
Ndërsa shkrimtarët e tjerë,gërmojnë me thellë
Brenda duke nxjerr mendime që ata adhurojnë.
Cilido qoftë stili, çfarëdo qoftë përmbajtja,
Aty qëndron fjala e shpirtit e bukuria poetike.
Duke e lënë trashëgiminë e më te mirë e tyre,
Rrezav që vijn për të përqafuar artin e poezisë.
/www.QendraPress.com/