Çaste poetike me poeten;Donika Meta GJURA
KËSHTU PRA TË DUA KOSOVË!
~~~~~~
Oj Kosovë sa më dhëmb shpirti,
Sa herë të shoh ty të përlotur,
Plagët në trup çdo ditë t’përtrihen,
Ëndrra e trishtë s’paska të sosur..
Shkau i zi të errësoi sytë,
Siç zënë retë drit’n e Hënës,
Të mos bjerë Dielli mbi ty,
E t’mos flasësh as gjuh’n e nënës.
Në mars nëntëdhjetë e tetë,
Në Prekaz vullkan shpërtheu,
Shkina plakë me shpirt skëterrë,
Mbi këtë kullë zjarrin e ndezi.
Me t’madhe thërret Adem Jashari,
Mbyllur në kullën me frëngji,
Jo nuk vdes i gjthë Prekazi,
Pa u bërë kulla shkrumb e hi..
Këtë tokë larë me gjak t’kulluar,
Nga këto hiena do ta shpëtojmë,
Dardaninë e lashtë kockë dërmuar,
Njësh me Shqipen do ta bëjmë…
Kështu pra të dua Kosovë,
Të të shoh buzëqeshjen n’sy,
Përmbi varre e në Qiell të kaltër,
Të fluturojë shqiponja kuq e zi!!
Kosovë u bëfsh Shqipëri!
/www.QendraPress.com/