Haradinaj: Demonstratat e 1981-it, dridhën themelet e regjimit serb.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 11 marsit të vitit 1981.

Haradinaj ka thënë se studentët ishin ngritur kundër shtypjes jugosllave.

“Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se rinia heroike e frymëzuar nga ideali i atyre protestave, shkëlqente në istikamet e luftës çlirimtare.

“Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin”, është shprehur Haradinaj