Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Sa rastësi e bukur ështe jeta,
Takon një mik
Pa takim
Takon një zemër pa kthim.
Ashtu diku , këtu
Do dhe një gotë verë
Të mbushur me nder!
Atije.. me tutje për hije
Pa pushk e pa dije
Mirësia si shtrat hardhie
Lëshon frymë perëndie
Po e do dhe zërin e bilbilit
Dehur në livadhet e prillit,
Ohh sa shumë dashuruar
Për një jet të shumë kërkuar!
Jetë kush të pati fat
Të puthi e të ftoi në shtrat
Sa rastësi e bukur është jeta
Nje trekendësh i barabartë
Ku në cdo brinjë lexohen shume qartë .
Tre gërma të ngjyera në mjaltë
Fat…. Fat… Fat!!
Rastësinë pa kontrat
Mbyllur në kohë afatgjatë
E quajta “FAT”!
Alda
/www.QendraPress.com/