E mërkura poetike me poetin;Rexhep M. MORINA
SHESHIT HELMATISIN
——————————————-
Hapësirës së errët të shpirtit ka mbetur,
Pesha e hidhur e dëshpërimit të patretur,
Re pluhuri e ngritur prej kalit të azdisur,
Shtegut të kohës ngeli gjurmë e braktisur.
Shijen e ka pelin në lëngatën e heshtjes,
Barrë zhgënjimi nga helmi i gënjeshtrës,
Qe kutërbim neveritës i gjarprit me sy,
Sheshit helmatisin,tani bashkë të dy.
/www.QendraPress.com