Çaste poetike me poeten;Valbona HADRI
Emër i shenjtë
————————–
Nënë
Ti dritë shpirti që ndriçon në mua
Më bëhesh diell puth hënën në Ty.
Nënë
Ti ëmbëlsi jetë që pikon në mua
Mbetsha sy fëmije në gjirin tënd.
Nënë
Ti që tjerrë natën e sjellë dritën
Mbetsha engjêll në shpirt tënd
Nënë,
Ti që botën ringjallë rreth meje
Mbetsh frymë që buron në mua.
Nënë
Ti që puthë jetën dhe lidhë plagë
Mbetsh dorè e shenjtè në mua.
Nënë
Ti që krehë fëmjët dhe udhën e drejtë
Dritë hyjnie tè paça përjetë.
/www.QendraPress.com/