Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura
Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet A.P., ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 Lekë Shqiptar para metalike prej 1 dollari Amerikan si dhe dokumente personale: (Letërnjoftimin dhe Patën shoferin).njofton zëdhënësi Vesel Gashi. Ai , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren . Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.