E shtuna poetike me poetin:Abaz QENGAJ
Foto e grisur
————————
Të pashë të zemëruar
Ty pezmi nuk të shkon
Lotët të rrodhen mbi mollëzat tua të njoma
Më.bëre të.ndjehem keq
Mos u bë pesimiste të.lutem
Jeta ka sfida
Unë s’jam prift
Po rrëfehu para meje
Do të të dëgjoj me ditë të tëra
Më thuaj
Dreqmullanin që.po ta bren
Këtë shpirte të pastër
O ti që ndoshta pa qëllim e ke bër
Ik
O hije e zezë ik nga kjo krijesë e butë e mirë
Nga kjo krijesë që e do jetën
Ik të lutëm
Leje të qetë këtë
Njomëz …
Mallkuar
qofsha dhe unë nëse e lëndoj qoftë edhe në
Foto të grisur
a c
Koha më bën të harroj disa njerëz,
Disa njerëz më bëjnë të harroj kohën, ndërsa disa të tjerë janë koha ime.
Vjen një moment në jetë dhe kupton se cfare është ne te vërtetë me e rëndësishme, dhe ajo është dashuria qe me fal familja ime
02.08.2023
sonte nën shi
pak para mesnate
nën pikat e shiut
u ndala
ndoshta në dritën e kuqe të semaforit
apo në kujtesën e një puthjeje të vjedhur aty afër shkallëve të pallatit
unë s isha unë
tashmë ndodhi
ngjarja që ndodh nuk ç behët më
ma fala apo s’ma fale
lulja e kujtimit tim
s ‘do shti gjumë në sy
sonte
mbeta prapë
unë i vetmuar
nën pikat e shiut
në dritën e kuqe në rrugëkryq
e ti
sa shpejt u trete dika
apo mos ishte
kjo vetëm një ëndërr
që s’ po më lë të flejë
/www.QendraPress.com/