Fryma e së dielës poetike me poeten:Teuta Art MUÇAJ
N’imagjinatë
———————————-
Të njëjtat fjalë,e njëjtë muzikë
Puhi që ndjehet vende-vende
Filloj pak shi, ashtu pikë – pikë
Sa shira ranë pas ikjes tënde
Poshtë hënës prapë të njëjtët njerëz
Dhe unë frymoj sonte mes tyre
Kujtimi yt thumbon si grerëz
Më ndjek buzëqeshja e asaj fytyre
Sonte vërtetë jam i përndjekur
Ndjehem dhe sonte si shumë herë
Pak i gjallë, më shumë i vdekur
Kujtimi yt di kur më merr!
Kur jam në udhë, kur bie shi
Kur frynë pak erë, a është e shtunë
Po sa vi unë, largohesh ti
E kur vjen ti, largohem unë!
Seç është një botë për ty e mua,
N’imagjinatë( asgjë më shumë)
/www.QendraPress.com/