Çaste poetike me poeten;Shukrije Dedinca BOROVCI
NENA
————-
Shkëndija e pare
Ne sytë e te porsalindurit,
Përkëdhelja,
Ngrohja e shpirtit te njome….
Si uji për token e thare,
Si rreze dielli për te varfrin
Si hëna e plote
Qe ndriçon natën…..
Nena,
Qenie qe sakrifikon
Trupin e vet për jetën,
Qe rrit dhe edukon breza,
Vatër ngrohtësie për familjen…
Bazë e ardhmërisë.
Nena, gruaja,
Strofull i prehjes e qetësisë..
Është engjëll që përcjell
E i prêt të gjithë
Me ëmbëlsi e dashuri…
Njeri qe jep shume nga vetja
e krejt ne fund mendon për veten.
Nene,
Emër i bekuar….
Ty te fali Perëndia
Te begatosh veprat e TIJ,
Nene….. për te gjithë
Për bij e bija,
Për luftëtar e atdhetar,
Nene, ne shpirtin e secilit
Je emër i pare…
Nene….qe pret e ruan dashurinë
e për te sakrifikon dhe rininë….
Je ti ajo qe mbjell
Vetëm paqe e dashuri.
Shuki /www.QendraPress.com